Ditën ‘engjëll’, natë ‘djall’/ Arrestohet ‘Miss Mexico’, anëtare e një bande të përgjakshme

  • G.G /
  • 16 February 2021 - 10:26
Ditën ‘engjëll’, natë ‘djall’/ Arrestohet ‘Miss Mexico’, anëtare e një bande të përgjakshme

Është arrestuar nga policia vendase një “Miss” 25 vjeçare në Meksikë, pasi dyshohet se është anëtare e një bande të përgjakshme pengmarrjesh.

Laura Mojica Romere, e reja 25-vjeçe, pritet të dënohet me 50 vite burg dhe të shpallet fajtore për krimet mbi të cilat akuzohet.

Ajo ka fituar konkursin rajonal meksikan të bukurisë Miss Oaxaca në 2018. Ajo u njoh fillimisht në konkursin e bukurisë Miss Earth Oaxaca në 2015, por tashmë fotot e saj po bëjnë xhiron e botes në media.

Laura ishte pjesë e një bande me tetë persona, pesë burra e tre gra. Në deklaratë thuhej se ajo ishte një nga “tetë anëtarët e bandës kriminale të specializuar në pengmarrje”.

“Tetë pengmarrësit e dyshuar janë dërguar në paraburgim për dy muaj gjatë vijimit të hetimeve”, thanë autoritetet. 

(Kosova Sot Online)