Më e përmbushur se kurrë, Rona Nishliu sjell portretin e bukur familjar

  • G.G /
  • 16 February 2021 - 14:54
Më e përmbushur se kurrë, Rona Nishliu sjell portretin e bukur familjar

Rona Nishliu ka ndarë me ndjekësit një imazh krah burrit dhe fëmijëve.

Këngëtarja e njohur Rona Nishliu këtë Shën Valentin e priti më ndryshe prej herave të tjera.

Kjo ngase, artistja dhe partneri i saj, kësaj radhe e pritën bashkë me dy fëmijët e tyre, ndërsa duken më të lumtur se kurrë.

Ajo ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet pranë burrit dhe dy fëmijëve, më e kompletuar se kurrë.

“Urime Shën Valentinin e vonë! Më vjen keq, ne ishim të zënë duke bërë kujtime të bukura”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Rona Nishliu ishte bërë nënë për herë të dytë në dhjetor të vitit që e lamë pas, duke sjellë në jetë një djalë, të cilin vendosi ta pagëzojë Bardhyl.

(Kosova Sot Online)