Demi Lovato tregon problemet pas 3 goditjeve në tru dhe një ataku në zemër të shkaktuara nga mbidoza

  • G.G /
  • 18 February 2021 - 09:51
Demi Lovato tregon problemet pas 3 goditjeve në tru dhe një ataku në zemër të shkaktuara nga mbidoza

Demi Lovato ka treguar gjithçka këtë të mërkurë përmes një dokumentari ku flet mbi efektetqë i la mbidoza. Në Korrik të vitit 2018, Demi kaloi mbidozë heroine dhe përfundoi në gjendje të rëndë në spital. Gjatë dokumentarit, Demi zbulon se ka kaluar tre goditje në tru dhe një atak në zemër.

“E kam trurin të dëmtuar dhe akoma vazhdoj të vuaj efektet e asaj dite. Nuk ngas makinën sepse kam problem me shikim, e kam të vështirë të lexoj, shikimin e kam të paqartë, po vuaj shumë pasoja dhe mendoj se ato më bëjnë të mendoj çfarë mund të më ndodhë nëse rikthehem tek ajo zonë e errët përsëri. Jam me fat që nuk qëndrova gjatë në rehabilitim. Gjithçka ndodhi që unë të mësoja nga gabimet dhe mësova. Ishte një udhëtim i dhimbshëm dhe kur kthej kokën pas e shoh me mërzitje atë dhimbje që mu desh të kaloja. Jam krenare që sot jam kështu dhe mirënjohëse që njerëzit do e shohin këtë në dokumentar. Kam mësuar shumë nga e shkuara”-tha Lovato.

(Kosova Sot Online)