“Ferman” zbulon një sekret të vogël të serialit “Doktori i mrekullive”

  • G.G /
  • 19 February 2021 - 10:26
“Ferman” zbulon një sekret të vogël të serialit “Doktori i mrekullive”

“Doktori i mrekullive” është aktualisht një nga serialet më të ndjekur në vendin tonë dhe një sukses të jashtëzakonshëm ka patur edhe në Turqi. Ky serial vazhdon transmetimin në shtetin turk me episode të reja çdo javë dhe së fundmi profesor Adil do të largohet.

Aktori Onur Tuna, i njohur me emrin Ferman ka bërë një status në rrjete sociale kushtuar aktorit Reha Ozcan dhe ka zbuluar një sekret.

Profesor Adil gjatë gjithë kësaj kohe ka mbajtur paruke dhe as nuk e kemi vënë re. Ferman e ka vendosur paruken e Adilit në foton e publikuar dhe shkruan: “Kur të rritem do bëhem si Reha Ozcan.

Nuk mund ta falenderoj mjaftueshëm për çdo gjë që ka bërë për ne”.

(Kosova Sot Online)