Kanye West-it nuk i ndahet shpirti nga Kim Kardashian edhe pas ndarjes

  • G.G /
  • 19 February 2021 - 10:29
Kanye West-it nuk i ndahet shpirti nga Kim Kardashian edhe pas ndarjes

Kanye West duket se nuk po e përjeton mirë ndarjen nga Kim. Teksa ajo shkoi me pushime, bëri qejf e bizneset po i shkojnë më së miri, Kanye është i mërzitur. Kështu të paktën raportojnë mediat e huaja nga burime pranë reperit.

Madje Kanye duket se e ka të vështirë ta pranojë ndarjen sepse as unazën e martesës nuk e heq nga gishti. Në fotot e publikuara nga “Page Six”, të shkrepura në Malibu, Kanye shihet i veshur me të bardha teksa mban telefonin në duar dhe në dorën e tij të majtë dallohet unaza.

Pak kohë më parë u raportua se Kim ka shkëputur çdo kontakt me Kanye ndërsa ky i fundit kur tha “Derisa vdekja të na ndajë” e paska patur me të vërtetë përderisa ende mban unazën.

(Kosova Sot Online)