Dafina Zeqiri po vjen në bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar!

  • G.G /
  • 19 February 2021 - 10:42
Dafina Zeqiri po vjen në bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar!

Me siguri po e prisni një këngë të re nga Dafina Zeqiri, apo jo? Epo, ja që dëshira juaj do të plotësohet dhe s’do të prisni më gjatë!

Këngëtarja shqiptare është futur në studio dhe diçka po gatuan me reperin e njohur shqiptar, Elinel.

Madje, sonte ata na i treguan “planet” e tyre edhe në Instagram.

Dafi ndau fillimisht një foto me Elinelin, ndërsa më vonë tregoi se po punonte në studio me ekipin e saj.

S’do shumë “mend” për t’u kuptuar se bashkëpunimi i tyre do të jetë nam, ndaj mezi po e presim!

Ende nuk është bërë i ditur titulli i këngës apo ndonjë datë publikimi, ndërsa ne jemi të gjithë sy e veshë!

Në fund të muajit dhjetor të vitit që lamë pas Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan atë që të gjthë fansat po prisnin prej kohësh, ribashkimin e tyre. Dafina postoi në Instagram disa foto të saj, të shkëputura nga bashkëpunimi me Ylli Limanin. Në foto ajo shfaqej e veshur me një kostum të bardhë dhe përkrah tyre shkruante: “Ti je ai që më plotëson”.

Menjëherë pas postimit erdhi dhe një koment nga Dj Geek, që çmendi gjithë fansat. “E di”, komentoi ai shoqëruar me emojin e një bebi dhe një zemre të kuqe. Përgjigja e Dafinës ishte e menjëhershme me disa figura puthjesh. Kaq mjaftoi që ata të konfirmonin publikisht se janë sërish bashkë dhe shumë të lumtur.

(Kosova Sot Online)