Can Yaman i propozon për martesë modeles italiane

  • G.g /
  • 19 February 2021 - 11:06
Can Yaman i propozon për martesë modeles italiane

Can Yaman dhe Diletta Leotta nuk e fshehin më romancën e tyre, madje ato po hedhin hapa të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.

Can Yaman i ka propozuar për martesë bukuroshes italiane.

Në një nga qytetet më romantike në botë, në Romë, ai ka shkruar në italisht në qiell: “Diletta, dëshiron të martohesh me mua? Të dua, Can!”, raporton “Albaaba”.

Pamjet e propozimit janë bërë virale në rrjet e megjithatë, ende nuk është zbuluar përgjigja e gazetares italiane.

Dyshimet për një romancë mes çiftit nisën për herë të parë kur Anna Pettinelli ngriti dyshime gjatë emisionit të saj në radio në “RDS”.

(Kosova Sot Online)