Rihapet hetimi për zbardhjen e shkakut të vdekjes të Whitney Houston, ja dyshimet

  • G.G /
  • 19 February 2021 - 11:48
Rihapet hetimi për zbardhjen e shkakut të vdekjes të Whitney Houston, ja dyshimet

Whitney Houston, diva e muzikës, ndërroi jetë 9 vite më parë, në moshën 48-vjeçare.

Vitin që lamë pas u njoftua se rezultateve të autopsisë u erdhi fundi, por mësohet se hetimi po rihapet përsëri për të zbardhur shkakun e vërtetë të vdekjes.

Trupi i divës së muzikës Whitney Houston do të duhet të zhvarroset pasi janë ngritur dyshimet nga hetuesit se ajo është vrarë nga i dashuri i saj, Nick Gordon.

“Nick Gordon kishte një motiv, por edhe një mundësi për ta vrarë atë. E gjithë kjo është shumë e rëndësishme për t’u hetuar”, thanë hetuesit.

Për revistën “Globe” një burim anomim ka dhënë detaje të tjera që ka nxituar dhe më shumë dyshimet.

“Nick ishte i pranishëm kur Whitney u gjet në vaskë”, tregoi për revistën Globe burimi anonim.

Autopsia tregoi gjendjen e frikshme shëndetësore të këngëtares në momentin e vdekjes. Houston u gjet e vdekur më 11 shkurt të vitit 2012 në vaskë pas mbidozës me kokainë.

Diva e muzikës do të mbetet në kujtesën e dëgjuesve anembanë botës për për këngën e mrekullueshme “I will always love you” e cila e ka përjetësuar zërin e saj magjik në dashurinë e miliona e miliona njerëzve.

(Kosova Sot Online)