Enrique Iglesias i uron 70 vjetorin nënës së tij, por Isabel Preysler s’njeh moshë

  • E.K /
  • 19 February 2021 - 14:36
Enrique Iglesias i uron 70 vjetorin nënës së tij, por Isabel Preysler s’njeh moshë

Mami, gëzuar ditëlindjen. Të dua! Ky është urimi që këngëtari i famshëm spanjoll Enrique Iglesias i bën nënës së tij për 70 vjetorin. Ai ka postuar në Instagram një foto të rrallë ku nëna e tij Isabel e mban në krahë teksa ai ishte ende i vogël.

Isabel Preysler mbushi 70 vjeç sot, po duket se mosha tek ajo ka ndalur. Isabel njihet edhe si ‘Perla e Manilës’ për shkak të hireve të saj ndërsa është komentuar shpesh mbi historinë e saj romantike të dashurisë.

Ajo bashkëjeton me nobelistin e famshëm  Mario Vargas Llosa i cili la ish-gruan 70 vjeçe për nënën e këngëtarit Enrique Iglesias. Ndërsa Isabel Preysler la ish-burrin e saj Hulio Iglesias. Çifti vazhdon shijon jetën me dalje publike që prej vitit 2014-të.

Isabel Preysler është nënë e 5 fëmijëve.

(Kosova Sot Online)