Pas performancës magjike në “Super Bowl”, The Weeknd merr dhuratën speciale

  • G.G /
  • 19 February 2021 - 16:32
Pas performancës magjike në “Super Bowl”, The Weeknd merr dhuratën speciale

The Weeknd ka marrë një unazë të personalizuar për të përkujtuar performanën e tij të shkëlqyer të pak javëve më parë në Super Bowl. Unaza përmban një diamant të madh, në të cilën është gdhendur XO, labeli i artistit kanadez si dhe trofeu Lombardi.

Unaza është projektuar nga argjendari i famshëm Elliot Eliantte. Sipas TMZ, unaza është porositur nga Cash, i cili është bashkëthemeluesi i labelit XO. Aksesori ishte një dhuratë për ditëlindjen e 31-vjeçarit më 16 shkurt.

Performanca 13 minutëshe përfshiu këngët e tij hit “Starboy”, “The Hills”, “Can’t Feel My Face” dhe “I Feel It Coming”. Ai performoi në njërin skaj të stadiumit përpara se të dilte në fushë për të interpretuar “Blinding Lights”, një performancë për të cilën thuhet se shpenzoi 7 milionë dollarë.

(Kosova Sot Online)