'Baila Conmigo' projekti i ri nga Selena Gomez

  • A.P /
  • 19 February 2021 - 18:20
'Baila Conmigo'  projekti i ri nga Selena Gomez

Selena publikoi bashkëpunimin e ri.

Këngëtarja e njohur Selena Gomez ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Baila Conmigo”.

Artistja, këtë këngë e solli në bashkëpunim me Rauw Alejandro, ndërsa këngës ia shoqëroi edhe videoklipin.

Kënga po pritet mirë nga ana e publikut dhe për pak orë ka marrë mbi gjysmë milioni klikime në kanalin YouTube.

Kujtojmë Selena Gomez kohën e fundit ka qenë e angazhuar edhe në fushën e biznesit, duke hapur linjën e saj me produkte të bukurisë. 

(Kosova Sot Online)