Kim Kardashian i nxjerr të fshehtat motrës

  • A.P /
  • 19 February 2021 - 20:47
Kim Kardashian i nxjerr të fshehtat motrës

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson vazhdojnë ende të përfliten për marrëdhënien e tyre, që ka pasur shumë ulje-ngritje gjatë viteve. Muajt e fundit ata janë përfolur se kanë rregulluar raportet mes tyre dhe madje disa kanë aluduar edhe se janë fejuar.

Mirëpo disa burime pranë çiftit i hodhën poshtë këto zëra, duke u shprehur për “Daily Mail” se ata të dy nuk janë fejuar. Megjithatë fansat vazhdojnë ende të dyshojnë se Tristan dhe Khloe kanë nisur sërish një lidhje mes tyre dhe jo pa të drejtë. Së fundmi Khloe ka postuar në rrjete sociale një foto të saj, në të cilën shfaqet shumë tërheqëse dhe seksi. Mes mijëra komenteve, ndjekësve dhe fansave të saj ju ka rënë në sy ai i Tristan Thompson.

Image

“Mbretëresha ime”, ka komentuar basketbollisti në postimin e ish-partneres së tij.

Sigurisht që këto fjalë kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke pasur parasysh që para disa muajsh marrëdhënia mes tyre shkoi drejt fundit.

Ajo që e konfirmon rikthimin e dyshes është Kim Kardashian, e cila në episodin e fundit të “KUWTK” tregon se Khloe ka siklet ta pranojë para publikut që është rikthyer me Tristan-in.

“Ajo e vret shumë mendjen për çfarë do të mendojnë të tjerët. Khloe nuk ka qenë kështu, dikur as që i interesonte çfarë thoshin të tjerët për të.”- ka thënë Kim, duke e inkurajuar motrën të mos ndikohet nga fjalët që thuhen për të.


(Kosova Sot Online)