Kim Kardashian shfaqet pa unazën e saj të martesës

  • A.P /
  • 22 February 2021 - 17:54
Kim Kardashian shfaqet pa unazën e saj të martesës

Kim Kardashian u pa në Los Angeles pa unazën e martesës të enjten, një natë para se ajo të kërkonte divorcin nga burri i saj i tretë Kanye West.

Ikona 40-vjeçare doli nga izolimi në shtëpinë e saj me një veshje të bujshme duke përfshirë një bluzë transparente, që theksonte gjoksin e saj.

Ndërkohë Kanye, 43 vjeç, ishte parë në Malibu këtë të mërkurë ku dukej disi i dobët me disponim – dhe ende mbante unazën e tij të dasmës në dorën e majtë.

Thashethemet po vërtiten për më shumë se një muaj që Kim ishte në prag të divorcit nga Kanye, dhe tashmë është konfirmuara paraqitja e divorcit nga ana e Kimit.

Image


(Kosova Sot Online)