Arbenita bombardohet nga komentuesit: Hedh foto të vjetra për ta fshehur shtatzëninë

  • A.P /
  • 21 February 2021 - 12:43
Arbenita bombardohet nga komentuesit: Hedh foto të vjetra për ta fshehur shtatzëninë

Arbenita dhe Fero kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, kështu duke u bërë çifti më i ri i estradës.

Për martesën e tyre të papritur dhe të befasishme për fansat, mediat raportuan se çifti janë në pritje të një fëmije.

Sipas të njejtave raportime, ata po presin të bëhen prindër të një vajze.

Por duket se Arbenita ka “tentuar” ta largojë vëmendjen nga kjo ngjarje duke postuar një fotografi të vjetër, në të cilën i duket barku i rrafshët.

E pikërisht në këtë foto, ajo është bombarduar nga ndjekësit, të cilët e kanë pyetur se a është shtatzënë, të cilën e kanë akuzuar se me foto të vjetra “po e fsheh shtatzëninë”.

Image


(Kosova Sot Online)