Pas ribashkimit, Khloe Kardashian ndez thashethemet se është fejuar me Thompson

  • G.G /
  • 22 February 2021 - 12:27
Pas ribashkimit, Khloe Kardashian ndez thashethemet se është fejuar me Thompson

Khloe Kardashian mund të jetë fejuar me Tristan Thompson. Spekulimet nisën të qarkullojnë pasi ylli i “Keeping Up With The Kardashians” postoi një fotografi në rrjete sociale, ku shfaqej me një unazë të madhe diamant në gishtin e saj. Khloe u fotografua për herë të parë me një unazë në gisht në dhjetor të vitit që lamë pas, ndërsa ishte në Boston me partnerin e saj.

Por asokohe, burime pranë çiftit  shprehën se nuk bëhej fjalë për fejesë.  “Nuk është një unazë fejese. Ajo shpesh mban një unazë në atë gisht”, tha burimi. Këto thashetheme vijnë në një kohë kur kanë qarkulluar lajmet se Khloe dhe Tristan duan të keni një tjetër fëmijë.

“Khloe dhe Tristan ende duan t’i japin True një vëlla ose motër. Është një përparësi e madhe për të dy. Ata me të vërtetë duan që të funksionojë.”, u shpreh burimi. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim nga dyshja e famshme nëse ata kanë hedhur një tjetër hap në marrëdhënien e tyre.

(Kosova Sot Online)