Dafina Zeqiri kujton kohën kur Rita Ora shprehu dëshirën për të bashkëpunuar me të

  • G.g /
  • 22 February 2021 - 13:28
Dafina Zeqiri kujton kohën kur Rita Ora shprehu dëshirën për të bashkëpunuar me të

Dafina Zeqiri ka sjellë ndër vite shumë projekte muzikore të suksesshme, përfshirë edhe bashkëpunime me emra të njohur.

Mirëpo, së fundmi, fansat e saj i kanë kujtuar momentin kur këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka thënë se do të bashkëpunonte me të.

Disa vite më parë, Rita kishte bërë një postim në “Facebook”, ku shkruante:

“Një fanse më pyeti nëse ka ndonjë artist shqiptar me të cilin do të bashkëpunoja. Po! Një artiste që do të dëshiroja është Dafina Zeqiri, apo duhet të them Dafy. E dua atë vajzë. Vetëm kur të vijë momenti i duhur”.

Këtë postim, Dafina e ka publikuar në Instastory-n e saj, ku tregoi se dashuria për këtë bashkëpunim ka pasur që nga dita e parë.

Këngëtarja së fundmi po shijon romancën me Dj Geek, me të cilin publikon herë pas here foto e video të ëmbla.

Dyshja u rikthye për herë të dytë bashkë pas disa kohësh, sepse Dafina më parë kishte zgjedhur të fokusohej tek karriera.

(Kosova Sot Online)