“Kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi”, Labinot Tahiri paralajmëron mbrëmjet muzikore

  • E.K /
  • 22 February 2021 - 13:38
“Kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi”, Labinot Tahiri paralajmëron mbrëmjet muzikore

Pas përfundimit të fushatës zgjedhore, ish-deputeti i Kuvendit dhe këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka paralajmëruar se do të nisin edhe mbrëmjet muzikore.

Në profilin e tij në Instagram, këngëtari përveç tjerash tha se që nga java tjetër në lokalet në Ferizaj dhe në gjithë Kosovën do ketë atmosferë festive.

Ai thotë se kushdo që konfirmohet i infektuar le të izolohet në shtëpi, por sipas tij, përndryshe puna do të vazhdojë.

“Nga java tjetër nëpër lokalet e Ferizajt dhe në krejt lokalet e Kosovës. Tani fushata ka mbaruar rastet janë rritur si pasojë e fushatës! Ani nuk ka dert, tani edhe ne duam të helmohemi, nuk ka dert që fushatat i shtuan rastet”, shkruan ndër të tjera Labi.

(Kosova Sot Online)