Më i bukuri ndonjëherë! Paris Hilton rrëfen detajet e propozimit emocionues për martesë

  • g./g /
  • 22 February 2021 - 14:33
Më i bukuri ndonjëherë! Paris Hilton rrëfen detajet e propozimit emocionues për martesë

Paris Hilton mori surprizën më të bukur për 40-vjetorin, një super propozim të veçantë për martesë. I dashuri i saj, Carter Reum, i propozoi Paris gjatë festës së ditëlindjes, e cila u organizua në një ishull privat. Hilton ka ndarë në rrjete sociale imazhe nga propozimi romantik, në të cilat të dy ata shfaqen të veshur me të bardha.

“Kur gjen shpirtin tënd binjak ti jo thjesht e di, por e ndjen. Unë dhe ai kemi qenë bashkë që prej takimit të parë dhe për ditëlindjen time ai organizoi një udhëtim në këtë parajsë tropikale. Teksa shkonim për të ngrënë darkë buzë detit, ai u ul në gjunjë dhe më propozoi. Sigurisht që thashë po! S’ka asnjë tjetër me të cilin do të doja të jetoja përgjithmonë”, shkroi Paris Hilton përkrah postimit që tregonte pjesë nga propozimi.

Në “iHeartRadio podcast, This Is Paris”, ajo ka rrëfyer se propozimin e priste më herët dhe e dinte që do vinte, por gjithsesi u surprizua. “Ai më tha që do realizonim disa foto, por kur dolëm buzë detit u ul në gjunjë. Isha duke qarë dhe dridhesha. Shumë emocione të bukura.”

Mirëpo pjesën më magjike nuk e keni parë ende. Së fundmi është analizuar me detaje unaza me të cilën Reum i ka propozuar Paris dhe është totalisht unike.

Ne qendër janë dy gurë në formë trapezoidi dhe që rrethohen nga dhjetëra gurë diamanti të vegjël. Paris ka ndarë edhe disa fotografi nga Grand Palais dhe Kulla Eiffel, për të shpjeguar frymëzimet arkitektonike për unazën, që besohet se kushton mbi 1 milionë dollarë.

Denis Stepansky, themeluesi dhe pronari i “Its Hot Diamond Jewelry and Watches” është shprehur se unaza mund të kushtojë afërsisht 2 milionë dollarë.

“Kjo është një unazë mbresëlënëse. Dizajni klasik i gurit  që tregon të kaluarën, të tashmen, të ardhmen, por shumë bukur dhe të bërë fillimisht. Guri në qendër është një diamant i madh me prerje smeraldi, midis 15-20 karat, me diamante në formë trapezi dhe mbi 50 diamante të rrumbullakëta me pllaka mikro shtresuese që theksojnë bukurinë e unazës”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)