Mozzik: Sukseset e mia mund të vijnë vetëm nga Allahu

  • E.K /
  • 23 February 2021 - 11:10
Mozzik: Sukseset e mia mund të vijnë vetëm nga Allahu

Reperi i njohur Mozzik, aktualisht ndodhet për pushime në Dubai.

Përkrahë Loredanës dhe të bijës, Hanës, Mozzik duket se po kalon ditë të mira.

Mozzik është njëri ndër reperët më të pëlqyer aktualisht dhe për çdo sukses thotë se i falenderohet Allahut.

“Sukseset e mia mund të vijnë vetëm nga Allahu”, ka shkruar ai në profilin e tij.

Këto ditë kanë qenë kaq të veçanta për të, ku edhe nuk kanë munguar paraqitjet nga më të ndryshme.

(Kosova Sot Online)