Gjyshja më s*ksi në botë tregon sekretin për dukjen e saj rinore

  • G.G /
  • 23 shkurt 2021 - 13:16
Gjyshja më s*ksi në botë tregon sekretin për dukjen e saj rinore

Kjo grua është titulluar gjyshja më seksi në botë, për shkak të bukurisë së saj dhe pamjes rinore që ka.

Gina Stewart, 50 vjeçe, u bë e famshme në vitin 2018 për dukjen e saj rinore dhe sigurisht, duke mundur modelet që janë sa gjysma e saj me vite.

Ajo ka katër fëmijë, dhe një nip. Gina ka treguar se sekreti pas pamjes së saj rinore është në fakt mjaftë i thjeshtë, ajo nuk ha gluten, dhe e bazon dietën e saj në anti-oksidant.

Dietat e saja bazohen në ushqime të shëndetshme dhe në sasi jo të mëdha, dhe thotë se kjo i ka ndihmuar edhe në mënyrën se si ndjehet jo vetëm në atë si duket.

Ajo beson që qëndrueshmëria në dietë është ajo që e bënë një jetë të shëndetshme. Gjithashtu mendimet pozitive e kanë mbajtur më larg nga stresi.

Edhe në rast se stresohet, ajo e kalon atë ditë duke gjetur mënyra për ta bërë vetën më të lumtur. Të gjithë e dinë se stresi është një prej arsyeve kryesore të plakjes.

Ajo thotë se ushqimi që konsumon më së shumti janë boronicat dhe gjithashtu ecën çdo ditë në plazh.

(Kosova Sot Online)