Të jesh profesionist të duhet të derdhësh gjak! Klaudia Pepa tregon çfarë nuk shihni në Instagram

  • E.K /
  • 23 shkurt 2021 - 14:20
Të jesh profesionist të duhet të derdhësh gjak! Klaudia Pepa tregon çfarë nuk shihni në Instagram

Klaudia Pepa është një ndër balerinat më të njohura shqiptare së cilës fama i ka arritur deri në Itali, ku ajo jeton prej disa vitesh dhe zhvillon profesionin e saj.

Por i gjithë ky sukses, padyshim ka pas shumë sakrifica dhe lodhje, ku nga përplasjet e vazhdueshme në tokë për hir të koreografisë, balerinës i nxihen këmbët dhe gjunjët i vriten.

Këtë na e dëshmoi vetë Klaudia, me anë të një postimi në InstaStory, ku shfaq këmbët e saj të nxira, të cilat vetëm duke i parë të duken mjaft të dhimshme. Mësohet se këto shenja, Klaudia i ka marrë nga performanca për videon e fundit, bashkëpunim me Fabrizio Moro që i besoi balerinsë protagonizmin në klipin e tij muzikor.

Kujtojmë se karriera e Klaudia Pepës në Itali ka njohur vetëm ngjitje, që prej ditës së parë që ajo shkeli në shtetin fqinj. Pasi mori pjesë në edicionet e “Amicit”, të shumta kanë qenë përfshirjet e saj në shfaqje baleti të rëndësishme herë si prima balerinë, dhe herë të tjerë si protagoniste e tyre, ku çdo performancë artistike e saj është duartrokitur gjatë. Ajo, gjithashtu kohët e fundit ka qenë imazhi i një prej firmave më të njohura sportive “Adidas”.

(Kosova Sot Online)