Ajo e vërteta! Ja ku e keni Loredanën pa filtra dhe pa grim fare! (Foto)

  • G.G /
  • 23 February 2021 - 15:32
Ajo e vërteta! Ja ku e keni Loredanën pa filtra dhe pa grim fare! (Foto)

Loredana dhe Mozzik janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit dhe së bashku me vogëlushen e tyre, Hanën po jetojnë ditë të shënuara. Pas udhëtimit në Milano, që sipas Mozzik-ut është qyteti më i bukur i Italisë, familja ka udhëtuar drejt Dubait.

Prej disa ditësh ata po shijojnë ditët më të bukura me njëri-tjetrin dhe vogëlushen e tyre Hanën.

Madje nuk janë përpjekur fare të fshihen gjatë kësaj kohe, pasi Mozzik ka postuar në rrjete sociale edhe fotografi me Loredanën.

Dyshja kanë publikuar foto nga vendet e njëjta, duke i vërtetuar fansave se janë rikthyer dhe janë shumë të lumtur si çift.

Ditët e nxehta në plazh Loredana i ka shijuar pa makeup dhe si rrallëherë mori guximin të tregojë veten e saj “të vërtetë” në rrjete sociale.

Ajo publikoi një foto pa pikë grimi në fytyrë dhe pa filtra fare, duke shkruar: “Unë e vërteta” dhe rrallë e kishim parë kështu.

Mozzik dhe Loredana kanë nisur të mos i kursejnë as komentet ngacmuese për njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Së fundmi Loredana ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto, në të cilat shihet e veshur me një palë pantallona dhe një bluzë të thjeshtë. në fakt bluza nuk është aq e thjeshtë, sepse atë e ka pasur tëveshur Mozzik në videoklipin e këngës Madonna.

Dhe kështu reperi ishte pari që nxitoi t’i linte një koment Loredanës duke i shkruar: “Bluzë e bukur”.

Siç duket atij i ka pëlyqer shumë Loredana me këtë veshje, ndaj nuk e ka përmbajtur dot më veten. Edhe Loredana ja ka kthyer përgjigjen menjëherë. “A mund të njihemi?”, i ka kthyer ajo dhe komentin e Mozzik e ka vendosur në krye të të gjithave. Kjo do të thotë se dyshja kanë hapur një kapitull të ri në jetën e tyre dhe se lidhjen e kanë nisur sërish nga zero.

Ata të dy nuk e ndjekin njëri-tjetrin ende nga profilet e tyre në Instagram, megjithatë kjo nuk i pengon që të japin pëlqimet për postimet që bëjnë. Megjithatë dyshja ndiqen nga profili që Loredana ka hapur për biznesin e saj të make up-it dhe kështu që nuk ju shpëton asgjë që publikojnë në Instagram.

(Kosova Sot Online)