Arsyet që i dërguan drejt ndarjes Romeon dhe Jonidën

  • G.G /
  • 24 February 2021 - 10:00
Arsyet që i dërguan drejt ndarjes Romeon dhe Jonidën

Ditëve të fundit në media ka qarkulluar lajmi se moderatori Romeo Veshaj është në një lidhje me vajzën e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshin, Aleksian.

Ka qenë vete Aleksia, ajo që ka postuar foto me Romeon nga fundjava në qytetin e Vlorës.

Në anën tjetër ai ka pak muaj që ka përfunduar romancën me këngëtaren Jonida Maliqi. Ajo pohoi në emisionin e saj se është beqare, pa shpjeguar arsyet e ndarjes, gjë për të cilën Romeo nuk ka folur fare.

Por, arsyet që kanë çuar Romeon në krahët e Aleksias janë të shumta, fillimisht ajo është një vajzë më e re në moshë dhe që i afrohet moshës së tij.

Gjithashtu është më e lirshme për aventura dhe për të eksploruar apo për të bërë eksperienca të reja duke qenë se nuk ka obligime.

(Kosova Sot Online)