“Magdalena” bën “namin”, Tayna dy fjalë për Flori Mumajesin

  • G.G /
  • 24 February 2021 - 10:12
“Magdalena” bën “namin”, Tayna dy fjalë për Flori Mumajesin

“Mgdalena” me siguri ka qenë emri që keni dëgjuar më shumë gjithë këto ditë. Bashkëpunimi i parë mes Flori Mumajesit dhe Taynës rezultoi një sukses i vërtetë, ashtu edhe siç ishte parashikuar në fakt. Kënga e tyre “Magdalena” është dëgjuar kudo, në lokale, makinë dhe siç pritej u kthye në hitin e këtij shkurti. Në qendër të këngës është historia e një djali dhe një vajze, që jetuan një histori të fortë dashurie për një kohë shumë të shkurtër dhe që janë penduar se nuk janë më bashkë. Kështu kjo këngë goditi menjëehrë në zemrat e të gjithëve pak ditë pas Shën Valentinit.

Kënga ka arritur 2.3 milionë shikime në Youtube dhe ka pushtuar listat muzikore. Për këtë sukses të madh Tayna ka shkruar dy fjalë për bashkëpuntorët e saj, Florin dhe Cricket.

“Flori Mumjaesi gjithmonë kënaqësi të punosh me artist si puna jote e pastaj normal rezultati dihet. 2.3 milionë dhe siigurisht më i miri Cricket”, shkroi Tayna me krenari përkrah fotos së klikimeve në Youtube.

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për “Abc News”, reperja ka treguar se në fakt ideja për bashkëpunim me Florin ishte e saja. Ajo u shpreh se Florin e ka vlerësuar gjithmonë si artist dhe se pasi i ka treguar atij demon e këngës ka pranuar menjëherë ftesën për ta sjellë duet.

“Si ide për t’ja dërguar demon Florit ka qenë e imja dhe ai e ka pranuar pa hezitim”, deklaroi reperja.

https://www.youtube.com/watch?v=hXQ2Ld6DxOM&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)