Nuk është ashtu siç duket! Cardi B tregon pse ka bërë ndërhyrje estetike në gjithë trupin e saj

  • G.G /
  • 24 shkurt 2021 - 10:14
Nuk është ashtu siç duket! Cardi B tregon pse ka bërë ndërhyrje estetike në gjithë trupin e saj

Cardi B i ka pranuar gjithmonë ndërhyrjet estetike në trupin e saj dhe që sot duket ndryshe nga më parë. Mirëpo çfarë e ka detyruar reperen të shkojë drejt këtij vendimi?

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Cardi B ka hapur zemrën dhe ka rrëfyer se të gjithë ndërhyrjet i ka bërë për të rritur besimin tek vetja. Në intervistën për Mariah Carey, reperja është shprehur se për shumë vite është bullizuar për shkak të mënyrës si dukej. Ajo ka treguar se e dinte që sapo të bëhej e famshme do t’i nënshtrohej operacioneve për të ndryshuar.

“Unë isha shumë e dobët kur isha më e vogël dhe në Bronx duhet të jesh e shëndoshë, të kesh forma. Dhe çunat më tallnin, thoshin ‘ti nuk ke të pasme’ dhe kjo më bënte të ndihesha shumë e shëmtuar dhe e pazhvilluar”, ka rrëfyer Cardi B.

“Kur isha 18 vjeçe dhe u bëra kërcimtare, kisha mjaftueshëm para për të bërë ndërhyrje në gjoks, kështu që çdo pasiguri që ndjeja për gjoksin tim u zhduk. Kur isha 20 vjeçe shkova në një klub striptizmi dhe aty duhej të kishe të pasme të mëdha. Kështu që ndihesha e pasigurt për këtë. Më ktheu pas në gjimnaz. Kështu që u detyrova të ndërhyja dhe aty. Dhe më pas u ndjeva shumë e sigurt me veten”, ka thënë reperja.

Ndërsa Cardi është një nga gratë më të suksesshme në muzikë dhe pavarësisht se ndihet e lumtur me trupin e saj tani, ajo e pranoi se ende ka periudha kur nuk ndihet e sigurt me veten.

“Unë jam shumë e turpshme dhe nuk besoj se do ndryshoj ndonjëherë”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)