Arbenita Ismajli pozon me barkun e rrumbullakosur, zbulon kur vjen në jetë bebushja

  • G.G /
  • 24 February 2021 - 11:05
Arbenita Ismajli pozon me barkun e rrumbullakosur, zbulon kur vjen në jetë bebushja

Pak ditë më parë bëri bujë në media lajmi se Arbenit Ismajli dhe Fero do të bëhen prindër për herë të parë. Ky lajm i ëmbël erdhi pak ditë pasi dyshja e famshme konfirmuan se kanë kurorëzuar dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë.

Modelja dhe reperi do të bëhen prindër të një vajze. Ndërkohë një ditë pasi konfirmoi shtatzaninë, modelja e mirënjohur ka publikuar dhe imazhet e para me barkun e rrumbullakosur. Ajo shfaqet me fustanin e kuq ndërsa ka zbuluar se fëmija do të vijë në jetë më shpejt se ç’e mendonim, pasi është 8 muajshe. 

(Kosova Sot Online)