Kim Kardashian me këtë gjest i lë pa fjalë të gjithë

  • A.P /
  • 24 February 2021 - 19:58
Kim Kardashian me këtë gjest i lë pa fjalë të gjithë

Kim Kardashian ka ndarë edhe një herë pikturën e peisazhit të vajzës së saj North West, pasi ndezi debate mbi të në fillim të këtij muaji.

Piktura fillimisht u postua në InstaStory të saj, por Kim ishte aq krenare për veprën artistike saqë vendosi ta ndajë atë në rrjetin e saj zyrtar.

“Thjesht duhej ta postoja këtë tek postimet e mia kryesore, është një klasik i North West!”, shkroi Kim, 40 vjeçe.

Piktura e maleve të mbuluara me dëborë me pamje nga një liqen tërhoqi mbi një milion ‘pëlqime’, pasi u bë objekt i komentimit në fillim të këtij muaji.

Polemika e shtyu Kim të ndante më shumë prova të aftësive artistike të vajzës së saj në ditët në vijim.

Në fillim të këtij muaji ajo shpërndau videon e çantës Hermès , të cilën North tani shtatë vjeçe, e kishte pikturuar si foshnjë.

Image

(Kosova Sot Online)