Britney Spears ka rënë nga pesha me një veprim shumë të thjeshtë që mund ta provosh edhe ti!

  • E.K /
  • 25 February 2021 - 09:22
Britney Spears ka rënë nga pesha me një veprim shumë të thjeshtë që mund ta provosh edhe ti!

Britney Spears në çdo kohë ka qenë një nga femrat me linjat më të mira trupore. Pavarësisht se vitet kalojnë ajo ka mbetur thuajse e njëjta, përveç ndryshimeve të vogla në peshë. Së fundmi ajo ka zbuluar se ka humbur disa kilogramë në një mënyrë shumë të thjeshtë që mund ta ndjekësh edhe ti!

Këngëtarja publikuar në Instagram një video duke kërcyer, teksa tregon me krenari format e saj trupore. Britney ka treguar se nuk ka përdorur ndonjë dietë për t’u dobësuar, por thjesht ka kontrolluar sasinë e ushqimeve që ka konsumuar.

“Trupi im duket ndryshe në këtë video të re! Jo nuk kam mbajtur dietë. Kam mbajtur nën kontroll sasinë e ushqimit që ha, gjë që është e vështirë kur vjen puna tek patatinat. Trupi im tani ndihet më mirë”, ka shkruar Spears.

Ajo ka treguar se ka shtuar peshë gjatë verës së vitit të shkuar dhe vetëm duke konsumuar ushqimet me sasinë e duhur arriti të humbasë peshë dhe të ketë këtë energji që ka dhe sot.

Ndërkohë kujtojmë se këto kohë Britney Spears ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të një dokumentari të publikuar nga “New York Times”. Dokumentari me titull “Framing Britney Spears” trajtonte jetën e këngëtares nga fama, problemet me drogën dhe marrëdhëniet e ndryshme, e deri te kujdestaria e të atit, Jamie Spears. Bota u shokua nga fakti që në moshën 26 vjeçare, Spears ishte vendosur nën një kontroll që zakonisht i vendoset të moshuarve ose personave të paaftë fizikisht ose mendërisht për të marrë vendime. Pavarësisht kontrollit të madh për të cilin s’dinte gjë askush, Britney ia doli të kishte një karrierë të shkëlqyer dhe të performonte me sukses në shumë turne.

(Kosova Sot Online)