Momenti kur Rita Ora kishte mahnitur jurinë e “The Voice of Germany”

  • E.K /
  • 26 February 2021 - 12:40
Momenti kur Rita Ora kishte mahnitur jurinë e “The Voice of Germany”

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, para pesë vitesh kishte marrë pjesë në audicionet e fshehta në “The Voice of Germany”.

Në këtë emision, ajo kishte interpretuar këngën e saj “Your Song”, dhe juria ishte mahnitur nga zëri i saj.

Të gjithë anëtarët e jurisë kishin shtypur butonat dhe donin ta kishin në ekip. Por, diçka nuk kishte shkuar edhe aq mirë në këtë audicion.

Asnjë prej anëtarëve nuk e kishte njohur Orën, derisa ajo ishte prezantuar.

Ata kishin menduar që është vetëm një konkurrente që i ngjasonte asaj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Talent Recap (@talentrecap)

(Kosova Sot Online)