Ronela Hajati paralajmëron se të hënën ka një lajm të rëndësishëm për fansat e saj

  • E.K /
  • 26 February 2021 - 15:32
Ronela Hajati paralajmëron se të hënën ka një lajm të rëndësishëm për fansat e saj

Ronela Hajati ka paralajmëruar albumin e saj të parë.

Ronela Hajati është një ndër këngëtaret e dashura për publikun shqiptar.

Gjatë vitit 2020 kemi vërejtur se ajo ka qenë mjaft pasive sa i përket projekteve muzikore.

Kënga e fundit e lansuar nga Ronela ka qenë projekti “Genjeshtar je X Pare” e cila daton nga shkurti i vitit të kaluar.

Në Instastory këngëtarja ka publikuar një fotografi të zezë ku shkruan se të hënën ajo do të lajmëroj diçka në lidhje me projektet muzikore.

“Të hënën kam një lajm, kush po pret?”, tha ajo në postim.

Ndërsa më vonë postoi edhe një Instastory ku tha me humor se potenciali i saj nuk duhet humbur.

“Gjithë ky potencial këtu, e zhdukur një vit goca”, përfundoi këngëtarja duke na lënë të kuptojmë se ajo po kthehet më fuqishëm se më parë.

(Kosova Sot Online)