Pas humbjes së të atit, Çiljeta jep mesazhin e rëndësishëm në rrjete sociale

  • G.G /
  • 26 February 2021 - 16:05
Pas humbjes së të atit, Çiljeta jep mesazhin e rëndësishëm në rrjete sociale

Babai i Çiljeta Xhilagës humbi jetën disa ditë më parë pas një beteje disa ditor me Covid-19. Ai po trajtohej në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte luftën me virusin tinëzar. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar edhe Çiljeta, që ka bërë një postim zemërthyes në rrjete sociale.

Këngëtarja ka postuar në Instagram disa foto të vjetra të babait të saj dhe kujtimet më të bukura që ka me të nga fëmijëria. Çiljeta shkruan se i ndjeri ka qenë një baba shembullor dhe se në jetë nuk i ka munguar asgjë falë kujdesit të tij. Ajo shton se të paktën bëri realitet ëndrrën e saj më të madhe, që ta bënte gjysh të atin. Këngëtarja tregon ndër të tjera se i ati reagonte gjatë momenteve të vështira, vetëm kur i përmendte Fernadon, djalin e saj të vogël.

“O zemra ime ti, qe dhe nje liber te shkruaj per ty nuk mbarojne fjalet cfare njeriu ke qene ti dhe cfare babai shembullor… Kurre s’me ka munguar asgje qe femije, vetem fale teje. Me dhe cdo gje ne jete, e mbaj mend si tani kur me coje ne kurs anglishteje e italishteje qe femije, kur me coje ne kursin e notit e ne cdo vend tjeter ku kisha une deshire. Me mbeshtete ne cdo gje hap timin ne jete, te drejte apo te gabuar, per mua ke qene babai ideal dhe jam krenare qe kam mbartur nga ty virtytet me te mira: dashamiresine dhe zemren e bardhe. Te pakten endrren time me te madhe e realizova, te bera gjysh o zemra ime ti, qe vetem kur te permendja Fernandon reagoje. Inshallah ALLAHU ta ka ruajtur nje vend te mire ne Xhenet afer Profetit tone MUHAMED Te dua pergjithmone babush!! E falenderoj pa fund te gjithe e ekipin e mjekeve infermjereve te spitalit “Shefqet ndroqi” bashke me Prof.Perlatin per te gjithe perkushtimin qe treguan deri ne frymen e fundit sdo ta harroj kurr humanizmin tuaj”, shkruante Çiljeta.

Pas humbjes së të atit, këngëtarja ka publikuar sërish sot në rrjete sociale dhe ka dhënë një mesazh të rëndësishëm e shumë të vlefshëm për jetën.

“Zot, më dhuro qetësi për të pranuar gjërat që nuk mund t’i ndryshoj, guximin për të ndryshuar gjërat që mundem dhe mençurinë për të njohur ndryshimin.”- janë fjalët e saj.

(Kosova Sot Online)