Djali i shtëpisë u rrit! Arti feston ditëlindjen dhe Ariana nuk i kurseu fjalët e ëmbla për birin e saj

  • G.G /
  • 27 February 2021 - 13:47
Djali i shtëpisë u rrit! Arti feston ditëlindjen dhe Ariana nuk i kurseu fjalët e ëmbla për birin e saj

Arti është djali i madh i këngëtarit Ermal Fejzullahu dhe partneres së tij, Ariana.

Kështu, ai është edhe çuni i vetëm i shtëpisë i cili ka tre motra më të vogla, Bunën, Erën dhe Anën.

Artin e shohim shpesh në llogarinë e mamit apo babit në Instagram, ndërsa çifti gjithmonë ka treguar se ai është një djalë tepër i mbarë dhe shumë i talentuar.

Koha kalon shpejt dhe Arti po rritet dita-ditës, ndërsa sot është çuni i ditëlindjes. Ndaj mami Ariana nuk i kursey fjalët më të ëmbla për birin e saj.

“Sot djali im e ka ditëlindjen. Je bekimi më i madh në jetën time dhe jam krenare për ty bir! Të don mami më së shumti n’botë”- ka shkruar ajo krahas një videoje të së birit, i cili ka nisur t’i ngjajë Ermalit gjithmonë e më shumë.

Së fundmi, Ermali ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Instagram.

Ai u dha atyre mundësinë që ti bëjnë pyetje në InstaStory, disa prej të cilave ka zgjedhur që t’u përgjigjet publikisht.

Ndër të tjera, një ndër ndjekësit e tij e pyet këngëtarin: “Pse nuk ngrihet tash në protesta sepse mjaft kanë qëndruar mbyllur, ndërsa për zgjedhje virusi u zhduk”?

Përgjigja e Ermalit ishte epike, pasi u përgjigj në mënyrë të prerë duke thumbuar politikanët, të cilët në fushatë elektorale mblodhën aq shumë njerëz.

“Kur po ish në pyetje pushteti, po u harrojke shëndeti”, i është përgjigjur këngëtari Fejzullahu.

Në këtë bisedë virtuale nuk ka munguar humori nga ana e këngëtarit.

“A ke mendu naj herë për me mbajt dietë apo bazohesh në thanjen “shnosh me kan” (qesh)… kur po na e bjen naj hit?”, i ka shkruar një tjetër ndjekës.

“S’ish kon keq po n’revy të modës nuk kom me marr pjesë… Shqyqyr që muzika ndëgjohet dhe nuk shikohet”, i është përgjigjur Fejzullahu me humor.

Ermali, ashtu si dhe shumë kolegë të tij, ka rreth një vit që nuk mban koncerte apo dasma për shkak të masave kufizuese për parandalimin e koronavirusit. Megjithatë, këngëtari ka sjellë prurje të reja muzikore për fansat e tij.

(Kosova Sot Online)