Françeska Jace ngre temperaturat, publikon foto hot nga pushimet luksoze në Maldive

  • G.G /
  • 27 February 2021 - 14:06
Françeska Jace ngre temperaturat, publikon foto hot nga pushimet luksoze në Maldive

Françeska Jace ka nisur pushimet luksoze në Maldive, nga ku nuk ka nguruar të ndajë foto e video seksi në rrjete sociale.

Ish-banorja e “Big Brother”, ka publikuar sot një imazh, ku në plan të parë vë gjoksin bombastik, teksa duket edhe barku i sheshtë.

Modelja i ka lënë flokët e lëshuar e me kaçurrela natyrale, teksa në fytyrë duket se nuk ka make up.

Ditën e djeshme, ajo ndau edhe një tjetër foto, ku dukej shumë seksi.

Françeska pozoi para kamerës e veshur me bikini të zeza që i tregonin format e lakuara trupore.

Jace pak kohë më parë tregoi se dëshiron të bëhet pjesë e politikës, duke kandiduar si deputete në Vlorë.

(Kosova Sot Online)