Sërish single, Kim Kardashian pozoi topless dhe i la të gjithë pa fjalë

  • G.G /
  • 27 February 2021 - 14:29
Sërish single, Kim Kardashian pozoi topless dhe i la të gjithë pa fjalë

Pavarësisht dramës së divorcit, Kim Kardashian vijon e angazhuar me punën e saj. Së fundmi, ylli i  “Keeping Up With The Kardashians” ka realizuar një set fotografik për markën e saj “Skims”, duke i vënë flakën rrjetit. Nëna e katër fëmijëve ka pozuar topless dhe foton e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Mirëpo krahas komplimenteve për format trupore, Kardashian është kritikuar për faktin se këto gjëra nuk i shkojnë për shtat një nëne me katër fëmijë. Kujtojmë që Kim bëri kërkesë për divorc një javë më parë, duke konfirmuar kështu thashethemet që qarkullonin prej kohësh se ppo ndahet me Kanye West.

Divorci vjen pas një viti të vështirë për ish-çiftin hollivudian. Në fillim u raportua se dyshja po shkonte drejt ndarjes verën e kaluar, pas krizës që kaluan gjatë kohës kur reperi kandidonte për president i SHBA-ve. Gjërat mes tyre u rregulluan, por për pak kohë, pasi në fillim të këtij viti rinisën spekulimet për një ndarje të mundshme, të cilat rezultuan të vërteta.

(Kosova Sot Online)