Butrint Imeri po sjell risi në tregun muzikor dhe ja për çfarë e ka fjalën!

  • E.K /
  • 01 mars 2021 - 11:36
Butrint Imeri po sjell risi në tregun muzikor dhe ja për çfarë e ka fjalën!

Një ndër emrat më të lakuar të skenës dhe ekranit është padyshim ai i Butrint Imerit. Këngëtari shqiptar arriti të kishte një sukses tejet të madh që kur doli  në skenë për herë të parë. Butrinti njihet si për zërin, ashtu edhe për stilin e tij të veçantë në të kënduar.

Para pak ditësh, këngëtari publikoi në rrjete sociale një pjesë nga kënga e tij më e re. Për këtë, si dhe për projektet e tjera muzikore të këngëtarit, menaxheri i tij, Denis Avdiu, zbuloi që së shpejti do të ketë risi në tregun muzikor.

“Këngën “Lule e dashnise” e kemi publikuar vetëm në Instagram një pjesë të këngës, e kur do të publikohet varet prej rrethanave. Pasi pandemia nuk ka ndikuar vetëm tek ne, por të krejt estrada ka ndikuar goxha, që më ra edhe prodhimi i muzikës”, u shpreh menaxheri i këngëtarit.

Siç duket Butrint Imeri nuk do të ndalet vetm me një këngë pasi së shpejti do të dalë në treg dhe albumi i tij më i ri.  Këtë gjë e konfirmoi duke shtuar që në album do të ketë këngë solo dhe bashkëpunime.

Kujtojmë që projekti më i fundit i këngëtarit u publikua në fund të dhjetorit. Kënga e titulluar “Phantom” u prit shumë mirë nga publiku, duke marrë më shumë se 17 milionë klikime në Youtube.

(Kosova Sot Online)