
Tea tregon fillimet: Bearti kishte turp dhe ajo ia tha vetë e para

Me një video në llogarinë e saj, Tea sapo i tregoi të gjithë ndjekësve të saj se në fakt nuk ka qenë Bearti ai që ka hedhur hapin i pari, por ajo. Ndryshe nga historitë tipike kur djali duhet të ndërmarrë një veprim i pari në rastin e tyre ka ndodhur ndryshe dhe kjo sepse Bearti kishte turp t’i fliste Teas.
Këtë fakt e ka pohuar vetë Tea duke qeshur krah Beartit, i cili ndodhej krah saj. Dyshja ka shtuar se këto kohë ka vendosur të qëndrojë larg vëmendjes së mediave duke shijuar historinë e tyre të dashurisë, pa shumë intervista dhe komente.
(Kosova Sot Online)