Letrat e divorcit e zbuluan! Kjo është arsyeja e vërtetë e ndarjes mes Kim Kardashian dhe Kanye West

  • G.G /
  • 01 March 2021 - 11:55
Letrat e divorcit e zbuluan! Kjo është arsyeja e vërtetë e ndarjes mes Kim Kardashian dhe Kanye West

Në 19 shkurt Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së tyre prej një dekade. Ndërkohë që në media janë përfolur arsye të ndrysme për divorcin si tradhti apo konsumim i marrëdhënies, letrat e divorcit kanë zbuluar të vërtetën.

Kim Kardashian ka cituar në kerkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes mes tyre janë “diferencat e papajtueshme”. Në letrat e divorcit, të siguruara nga “The Sun” gjithashtu konfirmohet se ajo po kërkon kujdestarinë për 4 fëmijët e saj, North, 7 vjeçe, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeçe dhe Psalm 1 vjeç.

Mediat e huaja kanë raportuar më herët se Kim dhe Kanye kanë vizione komplet të ndryshme për mënyrën e rritjes së fëmijëve të tyre.

“Ata e mendojnë krejt ndryshe mënyrën sesi fëmijët duhet të rriten. Kim do ta mbështesë gjithnjë Kanye-n dhe kauzat e tij, por e ardhmja e saj në lidhje me punën, fëmijët dhe jetën në përgjithësi i përket asaj. Eshtë ajo që bën të mundur gjithçka.”-ka treguar një burim për “People”.

Gjithashu Kim ka kërkuar që mbështetja bashkëshortore qoftë nga ajo ose nga Kanye, të përcaktohet pas finalizimit të divorcit. Thuhet se ish-çifti po bashkëpunojnë për një marrëveshje për zgjidhjen e pasurisë.

Ndërkohë kujtojmë se pritet që divorci i tyre të transmetohet i gjithi në sezonin e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”, ku duket se do të flasin për herë të parë për gjithçka që ka ndodhur.

(Kosova Sot Online)