Anxhela Peristeri prezanton videoklipin e këngës përfaqësuese në Eurovision

  • E.K /
  • 02 March 2021 - 11:45
Anxhela Peristeri prezanton videoklipin e këngës përfaqësuese në Eurovision

Këngëtarja e njohur ka publikuar klipin e këngës konkurruese për Eurovision.

Anxhela Peristeri e cila fitoi edicionin e 59-të të Festivalit të RTSH, ka publikuar klipin muzikor disa orë më parë.

Këngëtarja duket mjaft tërheqëse në videoklip, shihet e veshur me fustane elegante dhe flokë kaçurrele.

Anxhela u paraqit e veshur me dy fustane njëri ngjyrë të bardhë e tjeri i kuq që theksonin linjat trupore por edhe kishin një mesazh të fshehur në klip.

Kënga u prit mjaft mirë nga publiku me qindra komente duke i uruar këngëtares fat në garë.

(Kosova Sot Online)