Leonora Jakupi feston ditëlindjen, ja sa vjet mbushi sot

  • E.K /
  • 03 mars 2021 - 10:07
Leonora Jakupi feston ditëlindjen, ja sa vjet mbushi sot

Leonora sot feston ditëlindjen.

Ndonëse nuk është shumë aktive kohën e fundit në muzikë, Leonora Jakupi vazhdon të mbetet ndër emrat më të pëlqyer të estradës.

Këngëtarja, me këtë datë feston ditëlindjen dhe ani pse mund të duket e pabesueshme, ajo mbush plot  42 vjet jetë.

Artistja njihet për paraqitjet publike plot stil dhe elegancë, ndërsa çdo herë qëndron në formë shumë të mirë.

Me rastin e ditëlindjes, Leonora pranoi urime të shumta nga miqtë, fansat e kolegët, të cilët ia uronin më të mirat asaj.

Ndryshe, Lenora Jakupi ka pak kohë që ka konfirmuar lidhjen e dashurisë, ndërsa shpreson që gjatë këtij viti të kurorëzohet me martesë.

(Kosova Sot Online)