Arrestimi i Meriton Mjekiqit, Policia jep detaje

  • E.K /
  • 03 March 2021 - 10:28
Arrestimi i Meriton Mjekiqit, Policia jep detaje

Njëri prej autorëve të emisionit Gjoni Black, Meriton Mjekiqi është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Prishtinë e që pas intervistimit është liruar.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosova ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në trafik, i dyshuari ka sulmuar viktime dhe më pas ka dëmtuar veturën e viktimës.

“Prishtinë 02.03.2021 – 22:20. Pas një mosmarrëveshje në trafik, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar viktimën mashkull kosovar, si dhe ka dëmtuar veturën e viktimës. Viktima ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)