Eros Grezda ka me çfarë krenohet, Oriola Marashi në version kolumbian

  • G.G /
  • 03 March 2021 - 11:14
Eros Grezda ka me çfarë krenohet, Oriola Marashi në version kolumbian

Oriola Marashi, partnerja e futbollistit Eros Grezda, shfaqet ndryshe këtë herë. Modelja i habit ndjekësit e saj dhe i bën nostalgjikë.

“Rosario Montes”, shkruan Oriola, në versionin e saj kolumbian. Bukuroshja ngjan goxha me personazhin e telenovelave, të luajtur nga aktorja, Zharick Leon.

“Pasión de Gavilanes” ka qenë një nga telenovelat e para të transmetuara në televizionet tona. Oriola Marashi na e kujtoi sërish dhe vuri në dukje edhe një herë bukurinë e saj…

(Kosova Sot Online)