Kim Kardashianin e merr gjumi në sallon të bukurisë, parukieri i saj e fotografon

  • G.G /
  • 03 March 2021 - 12:37
Kim Kardashianin e merr gjumi në sallon të bukurisë, parukieri i saj e fotografon

Kim Kardashian është një profesioniste e zënë, duke rritur katër fëmijë, duke studiuar drejtësi dhe duke drejtuar disa biznese të suksesshme.

Por parukieri i saj Chris Appleton nuk mund të mos bënte humor me të, pasi ajo u përpoq të merrte një sy gjumë gjatë seancës së saj të fundit të makijazhit.

Appleton talli klienten e tij të preferuar duke publikuar një pamje të saj, që e shfaqte atë duke fjetur në karrigen e sallonit, ndërsa shkroi në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram: “Të dua Kim”, shkruan DailyMail.

Dukej sikur Kardashian ishte rutinë e bukurisë, me një fytyrë me makijazh të plotë ndërsa mbështetej në karrige me sytë e mbyllur dhe me gojën hapur.

Me të parë që imazhi i saj u publikua në Instagram, super ylli nuk u kënaq nga fotografia, duke komentuar: “Unë të urrej ty! Ti më rraskapit!”.

Por miqtë e famshëm të Kimit, si Paris Hilton e donin momentin e çiltër, duke shkruar: ‘Bukuroshja e Fjetur’ në një koment.

Kim ka qenë shumë e përfolur javëve të fundit, që pas paraqitjes së kërkesës për divorc nga Kanye West.

Kardashian e cili ka katër fëmijë: North, shtatë vjeçe, Saint, pesë vjeç, Chicago, tre vjeçe dhe Psalm, 21 muajsh me reperin bëri një udhëtim në Palm Springs menjëherë pas raportimeve të ndarjes.

Ajo vazhdoi të mbështetej te miqtë dhe familja, duke u parë një natë në darkë në Beverly Hills me motrën Kourtney Kardashian dhe ish-ndihmësen Stephanie Shepherd më 23 shkurt.

(Kosova Sot Online)