Me foton më të ëmbël të Arbenitës, Fero konfirmon gjininë e fëmijës së tyre

  • G.G /
  • 04 March 2021 - 10:20
Me foton më të ëmbël të Arbenitës, Fero konfirmon gjininë e fëmijës së tyre

Arbenita dhe Fero shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Pak ditë pasi dyshja celebruan dashurinë e tyre, u zbulua se ata ishin në pritje të një fëmije. “Iconstyle.al” publikoi disa foto nga ceremonia, në të cilat dallohej qartë barku i rrumbullakosur i Arbenitës.

Këtë lajm më vonë e konfirmoi vetë modelja, e cila zbuloi edhe se fëmija do të vinte në jetë më shpejt nga ç’e prisnim. Ajo publikoi në muajin shkurt disa foto të saj, në të cilat shihej veshur me fustanin e celebrimit dhe zbuloi se është 8 muajshe shtatzënë. Kjo do të thotë se ajo dhe Fero do të bëhen prindër brenda muajit mars.

Ndërkohë media mësoi disa javë më parë se modelja është në pritje të një vajze dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe Fero ditën e sotme. Ai ka publikuar një foto të Arbenitës, në të cilën ajo shfaqet me një fustan ngjitur pas trupit dhe në sy bie barku i rrumbullakosur.

Përkrah fotos së ëmbël të partneres, reperi ka shkruar: “Qikat e mia”, shoqëruar me figurën e 2 zemrave.

Në foto dallohet qartë se shtatzënia nuk e ka ndryshuar aspak Arbenitën dhe se ajo vazhdon të ketë të njëjtat linja perfekte trupore. Pavarësisht se pritja e ëmbël po shkon drejt fundit duket se modelja nuk ka shtuar shumë në peshë. Këto kohë ajo ka qëndurar në Kosovë, ku edhe ka zhvilluar kontrollet rutinore për shtatzëninë.

(Kosova Sot Online)