Takimi i parë i Rita Orës me Madonna-n ka qenë shumë i sikletshëm dhe qesharak

  • G.G /
  • 04 March 2021 - 10:25
Takimi i parë i Rita Orës me Madonna-n ka qenë shumë i sikletshëm dhe qesharak

Rita Ora ka qenë mbrëmjen e së martës e ftuar në emisionin “Tonight Show Starrring Jimmy Fallon”. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka rrëfyer se takimi i parë me Madonna-n, artisten e saj të preferuar, ka qenë pak i sikletshëm. Rita është shprehur se këtë moment nuk do e harroj kurrë në jetë, sepse për të ishte diçka e paimagjinueshme. Rita tregoi se njohja me Madonna-n ndodhi gjatë viteve të saj të para të karrierës, teksa ishte duke u marrë me një fushatë veshjesh për këngëtaren e hitit “Vogue”.

“Ajo më bëri të gjeja dritën time. Dhe për ta bërë këtë na u desh të gjunjëzoheshim në dysheme. Dhe mendova se ishte ‘Like a Prayer’ (si një shans) që po më jepej mua në jetën reale”, është shprehur Ora.

Më pas ajo kujtoi: “Më duhej të shkoja dhe të merrja frymë në tualet para se ta takoja atë. Kjo ndodhi në fillimet e mia në karrierë. Dhe unë po merresha me një fushatë për Madonna-n, një linjë veshjesh… pastaj ajo erdhi më takoi dhe unë e adhuroja dhe thjesht nuk mund të mbushesha me frymë”.

“Pastaj Madonna erdhi tek unë dhe më tha ‘Kjo nuk është jeta ime, le të ulemi poshtë’ dhe ma bëri me shenjë që të uleshim në dysheme. Dhe unë mendoja me vete ‘Çfarë, çfarë po ndodh?’. Dhe kështu bëmë. Unë thashë me vete çfarëdo që të thotë do e bëjmë”, rrëfeu Rita Ora duke qeshur.

Më pas këngëtarja foli për albumin e saj, “Bang”, të cilin e cilësoi si një “produkt të izolimit”, sepse i gjithi është krijuar gjatë kohës që ajo ka qenë e karantinuar.

https://www.youtube.com/watch?v=n13G768pAlI&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)