Tuna publikon foto topless, ja si dukej këngëtarja gjashtë vite më parë

  • G.G /
  • 04 March 2021 - 10:34
Tuna publikon foto topless, ja si dukej këngëtarja gjashtë vite më parë

Publikimi i fotove të vjetra duket se po kthehet në një trend.

Së fundmi, edhe Tuna Sejdi është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto të realizuar gjashtë vite më parë.

Këngëtarja shihet tërësisht e zhveshur, teksa gjoksin e ka mbuluar vetëm me një shirit të zi.

Flokët i ka hedhur pas, ndërkohë që me anë të make up-it profesional ka theksuar edhe më shumë sytë me ngjyrë.

Këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të zërave se i ka dhënë fund martesës me Patris Berishën. Madje, u raportua se ata nuk jetojnë më bashkë.

Dyshja janë edhe prindër të një djali, Tianit, i cili po qëndron me nënën e tij.

Sejdi nuk ka qenë as aktive me projekte të reja, por megjithatë, koncertet nuk kanë munguar.

(Kosova Sot Online)