Çfarë fshihet pas fustanit të Meghan Markle në intervistën me Oprah Winfrey?!

  • G.G /
  • 04 mars 2021 - 12:03
Çfarë fshihet pas fustanit të Meghan Markle në intervistën me Oprah Winfrey?!

Thuhet se Meghan Markle ka zgjedhur një fustan me një kuptim të fshehtë për intervistën e saj bomë me Oprah Winfrey.

Fustani që mban Dukesha shtatzënë e Sussex, 39 vjeç mban emrin e stilistit të famshëm Giorgio Armani.

Në video shihet që fustani i saj është ngjyrë e zezë por dizajni i luleve lotus është ajo që tërhoqi vëmëndjen e të gjithëve.

Sipas mediave të huaja mendohet se Dukesha e e zgjodhi atë për të dhënë kuptimin simbolik të ringjalljes.

Lulja e lotuesit, është një simbol i njohur në hinduizëm dhe ikonografi në Hindu, që përfaqëson shkëlqim shpirtëror, rritje dhe rilindje. 

Ata shkruajnë:

''Ringjallja e përditshme e lules së lotusit konsiderohet provë e vendosmëri për vullnetit të saj për të jetuar'.

Të gjitha këto mund të shihen të rëndësishme dhe në përputhje me jetën e re të Meghan, pas tërheqjes nga detyrat mbretërore të familjes mbretërore 

Kujtojmë qe dhe pak ditë na ndajnë nga transmetimi i intervistës së Meghan Markle dhe Princ Harryt nme Oprah Winfrey. 

(Kosova Sot Online)