Historia e këngëtarit kosovar që përfundoi në dhomën e Melani Trump, ja cka ndodhi me pas

  • G.G /
  • 04 March 2021 - 16:07
Historia e këngëtarit kosovar që përfundoi në dhomën e Melani Trump, ja cka ndodhi me pas

Edhe pse mund të jetë një ëndërr për shumicën prej nesh, vetëm një rastësi e madhe mund të bëjë të përfundoni në shtëpinë e Zonjës së Parë të Amerikës.

Fatlumi që ka takuar në nga afër Melanian, edhe pse në situatë të papërshtatshme, ka qenë pikërisht këngëtari shqiptar Seven Saraçi.

Në një intervistë më herët ai ka rrëfyer se kishte lënë një takim me disa miq në “Trump Tower”, por kishin ngatërruar katin dhe papritur pas dere nuk ishte miku i tyre, por Zonja e Parë, Melania Trump.

Saraçi deklaroi se agjentët sekretë nga stafi i sigurisë i morën në pyetje për disa orë me radhë për t’i lënë më pas të lirë.

Këngëtari rrëfeu se:

Unë bashkë me tre miq të mi kemi shkuar të takojmë një shok në “Trump Tower”. Ai banonte në katin e 54 por ne e ngatërruam katin duke u ngjitur në katin e 55 ku ishte shtëpia e Melania Trump.

Kemi hapur derën dhe na ka dalë bashkëshortja e Trump bashkë me sigurimin të cilët shkaktuan një rrëmujë derisa u sqarua ngjarja.”

(Kosova Sot Online)