Ju pëlqejnë natyralet? Ja ku e keni Dhurata Dorën pa pikë grimi!

  • G.G /
  • 05 March 2021 - 10:51
Ju pëlqejnë natyralet? Ja ku e keni Dhurata Dorën pa pikë grimi!

Këngëtarja Dhurata Dora ka marrë vëmendjen e të gjithëve me postimet e fundit në Instagram, ku tregon se po shijon “pushimet e jetës”.

Ajo ndodhet në Maldive së bashku me mikun e saj, grimierin Arbër Bytyqi dhe po bën jetën që dëshiron.

Nga mëngjesi në darkë, këngëtarja na tregon aktivitetet e ditës së saj dhe të gjithë do të donim të ishim në vendin e Dhuratës.

Megjithëse ka një grimier me vete, ajo ka hequr dorë këto ditë nga grimi dhe na është shfaqur në Instagram më natyrale se kurrë.

Madje, videot e saj të fundit s’kanë pikë grimi, ndaj ju ftojmë t’i shihni këto pamje të Dhuratës që s’na ndodh t’i shohim shpesh.

“Harrom” nga Dhurata Dora ishte padyshim hiti i këtij dimri. Artistja shqiptare qëlloi në shenjë me baladën e dashurisë, që deri më tani numëron 17 milionë shikime në “Youtube”. E teksa të gjithë jemi fiksuar me këtë këngë dhe vazhdojmë ende ta dëgjojmë pa pushim, duhet të bëhemi gati për të tjera surpriza nga Dhurata.

Këngëtarja ka vendosur që për projektet e saj të ardhshme muzikore të punojë edhe me artistë të huaj. Së fundmi producenti Oster me origjinë nga Gjermania ka publikuar në rrjete sociale një foto me Dhurata Dorën. Të dy ata shfaqen në një studio dhe siç duket kanë gatuar diçka së bashku.

As Oster dhe as Dhurata nuk kanë dhënë deri më tani ndonjë detaj në lidhje me këtë bashkëpunim. Ndërkohë që Oster ka sjellë disa ditë më parë një remix të “Harrom”, duke i dhënë një tjetër energji këngës dhe më shumë ritëm. Pas kësaj fotografie dhe këtij super remix-i ne po presim pa durim surprizën e radhës, për të parë se çfarë kanë rezervuar Dhurata dhe producenti gjerman për fansat shqiptarë e jo vetëm.

Nga ana tjetër kujtojmë se në media është përfolur se Dhurata pritet të vijë së shpejti me një bashkëpunim me reperin, Kidda. Nuk ka ende një datë publikimi për projektin e tyre të përbashkët, por thuhet se kënga është ende në punim e sipër.

(Kosova Sot Online)