Ka kohë që na mban sekrete! Ç’po ndodh me jetën ‘dashurore’ të Taynës?

  • G.G /
  • 05 March 2021 - 11:01
Ka kohë që na mban sekrete! Ç’po ndodh me jetën ‘dashurore’ të Taynës?

Tayna është padyshim një ndër reperet më në zë të momentit, e cila ka një numër të madh ndjekësish në rrjete sociale dhe bëhet shpesh kryefjala e mediave.

Të gjithë flasin për sukseset e saj, por reperja s’i shpëton dot as lajmeve për jetën e saj private.

Ajo mundohet të jetë sa më e rezervuar dhe s’na ka treguar asnjëherë asnjë lidhje të sajën, mirëpo këto kohë as nuk kishte folur fare për jetën private.

Mirëpo ndjekësit janë bërë kuriozë, ndaj sapo ajo i ka dhënë mundësinë ta pyesin në InstaStory, pyetja ka qenë nëse është apo jo single.

Reperja ka treguar se vazhdon të jetë single dhe në fakt, e merr me sportivitet të madh këtë.

Shpeshherë në rrjete sociale, Tayna tregon se është shumë e lumtur beqare dhe ia del të bëjë veten të lumtur, pa pasur ‘nevojën’ e një mashkulli në jetën e saj.

Madje shpesh ajo jep edhe mesazhe motivuese për ndjekëset e saj femra, duke i shtyrë të bëhen të zonjat e vetes dhe të mos varen prej askujt.

Në fakt, Taya e ka bërë të duket “cool” të qenurit single me dëshirë të plotë, derisa të njohë mashkullin qe e meriton plotësisht atë! 

(Kosova Sot Online)