Para se të bëhej Tayna, kur jetonte me shoqet studente… Reperja rrëfen detaje që s’i dinim më herët nga jeta e saj

  • G.G /
  • 05 mars 2021 - 13:31
Para se të bëhej Tayna, kur jetonte me shoqet studente… Reperja rrëfen detaje që s’i dinim më herët nga jeta e saj

Tayna është bërë sot nostalgjike pasi Instagram-i i ka kujtuar një postim të vjetër të publikuar në llogarinë e saj 3 vite më parë.

Asokohe, ajo nuk ishte bërë ende e famshme dhe nuk ishte Tayna që të gjithë njohim sot. Reperja bënte një jetë të thjeshtë si studente dhe jetonte së bashku me mikeshat e saj.

Mirëpo edhe atëherë, vetëbesimi i saj ishte po aq i lartë sa sot për gjërat që dëshironte të arrinte në jetë.

Madje, Tayna vendoste nëpër muret e dhomës pusulla motivimi, siç bën ende edhe sot.

“Unë jam këngëtarja/arkitektja më e suksesshme”– shkruhej në pusullë.

“Para 3 viteve kur hala s’jam kon Tayna, kam pas afirmime të tilla në banesën tonë studentore… Bile i shkruaja edhe për shoqet e mia arkitekte. Morali i historisë: Funksionojnë!”- ka shkruar Tayna.

Pak javë më parë, Tayna dhe Flori Mumajesi, publikuan bashkëpunimin e parë mes tyre. “Magdalena” rezultoi një sukses i vërtetë, ashtu edhe siç ishte parashikuar në fakt. Kënga e tyre “Magdalena” është dëgjuar kudo, në lokale, makinë dhe siç pritej u kthye në hitin e këtij shkurti. Në qendër të këngës është historia e një djali dhe një vajze, që jetuan një histori të fortë dashurie për një kohë shumë të shkurtër dhe që janë penduar se nuk janë më bashkë. Kështu kjo këngë goditi menjëehrë në zemrat e të gjithëve pak ditë pas Shën Valentinit.

(Kosova Sot Online)